Njësitet policore në Prishtinë njoftojnë se pas pranimit të informatës që në QKUK një shtetas i huaj është duke marrë tretman mjekësor për shkak të lëndimeve, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë takuar ankuesin shtetas i Bullgarisë, i cili kishte pësuar lëndime trupore në rrethana ende të panjohura.
Bëhet e ditur se ankuesi për shkak të lëndimeve në nofull, nuk ka qenë në gjendje të deklarohet.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke e hetuar rastin.