Site icon PrishtinaPress

Shtesat për leohna dhe për fëmijët, E-kosova del me sqarime për qytetarët rreth aplikimit

Platforma E-kosova ka dalë me sqarime që mund t’i ndihmojnë qytetarët të cilët janë duke hasur në vështirësi e probleme gjatë regjistrimit dhe aplikimit për shtesat për nënat lehona dhe për shtesat për fëmijë.

E-kosova ka njoftuar se ditëve të fundit ka pranuar shumë kërkesa si rrjedhojë e vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës për ndarjen e shtesave.

Në njoftim kanë treguar se si duhet vepruar kur iu shfaqet problem me regjistrim në platformë apo edhe me kartelën e bankës.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar/a, për shkak të kërkesave të shumta që kemi pranuar nga qytetarët në ditët e fundit, për informimin tuaj sa më të mirë, ju lutemi të ju referoheni pyetjeve/përgjigjeve në vazhdim:

1. Gjatë regjistrimit në Platformën eKosova kam shënuar gabimisht email adresën dhe numrin e telefonit, si ta përmirësoj?Të dhënat për numrin e telefonit dhe email adresën mund t’i ndryshoni në profilin tuaj në eKosova.Nëse keni vështirësi atëherë ju mund të shënoni kërkesën për ndryshim të të dhënave tek moduli “Ndihma” në Platformë eKosova ose në email adresën ekosova@rks-gov.net

2. Fëmija im ka mbushur tre muaj dhe sistemi nuk më lejon të bëj aplikimin për shtesa për lehona?Në bazë të vendimit të Ministrisë së Financave aplikimi për shtesa për lehona duhet të realizohet në tre muajt e parë të lindjes së fëmijës.

3. Gjatë aplikimit për shtesa për lehona më shfaqet mesazhi “Kjo gjiro-llogari bankare nuk korrespondon me numrin tuaj personal”, çfarë duhet të bëj?Ju duhet të kontaktoni me bankën tuaj dhe të kërkoni që gjiro-llogaria juaj të raportohet si aktive në sistemin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

4. Gjate aplikimit për shtesa për fëmijë më shfaqet mesazhi “Të dhënat e fëmijës nuk përputhen me të dhënat e nënës në gjendjen civile” çfarë duhet të bëj?Ju duhet të lajmëroheni në zyrën e Gjendjes Civile në komunën tuaj dhe të kërkoni që të bëhet ndërlidhja e numrave personal në mes të nënës dhe fëmijës.

5. Aplikimin për shtesa për lehona dhe fëmijë e kam realizuar me sukses mirëpo nuk kam pranuar pagesën?Pagesat për këto shërbime zakonisht ekzekutohen me datën 25 të çdo muaji.Për informata më të hollësishme rreth pagesave kontaktoni me Ministrinë e Financave në numrin 0800 44440.

6. Nga cila datë mund të aplikoj për shtesa për fëmijë dhe lehona? Aplikimet për shtesa për fëmijë dhe lehona janë të hapura çdo muaj nga data 1 deri më 20.

7. Nëna e fëmijës nuk është shtetase e Kosovës, si mund të realizojmë aplikimin për shtesa për fëmijë?Në rastet kur nëna nuk është shtetase e Kosovës aplikimin për shtesa për fëmijë e realizon babai nga profili i tij në eKosova.

8. Gjatë aplikimit për shtesa për fëmijë a mund të shënojë gjiro-llogarinë bankare të bashkëshortit pasi që unë nuk posedoj gjiro-llogari bankare?Gjiro-llogaria bankare duhet të jetë në emër të aplikueses, nuk pranohen gjiro-llogari tjera.

Me respekt,Stafi eKosova.

 

Exit mobile version