3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Shtëpiza mobile për të mbijetuarit e tërmetit

Në Hassa të provincës Hatay, më shumë se 90 familjeve u janë ofruar strehimore, vend sa për të pirë kafe dhe për t’u këndellur nga traumat. Me përkrahjen e fondacionit të kompanisë së njohur IKEA, organizata suedeze ka ofruar 5 mijë shtëpiza për familjet e goditura nga tërmeti në Turqi dhe Irak

(AP) – Nuk duket si e tillë, por kjo shtëpizë është gjë luksoze për këtë burrë dhe familjen e tij.

Tërmeti me magnitudë prej 7.8 shkallës më 6 shkurt la më shumë se 52 mijë të vdekur në Turqi dhe Siri. Gati 300 mijë ndërtesa në Turqi janë shembur ose dëmtuar rëndë.

Në Hassa të provincës Hatay, më shumë se 90 familjeve u janë ofruar strehimore, vend sa për të pirë kafe dhe për t’u këndellur nga trauma.

Me përkrahjen e fondacionit të kompanisë së njohur IKEA, organizata suedeze ka ofruar 5 mijë shtëpiza për familjet e goditura nga tërmeti në Turqi dhe Irak.

Drejtori menaxhues i organizatës, Johan Karlsson, thotë se njerëzit kanë nevojë për një hapësirë të cilën mund ta quajnë shtëpi.

“Në Turqi netët janë të ftohta, ju duhet vend i ngrohtë. Njerëzit po flenë nëpër automjete, rrugë dhe në rrënoja. Ka kërkesë të madhe për një vend ku mund të qëndrojnë. Duhet të qëndroni diku ku mund ta mbyllni derën nga bota jashtë, edhe nëse është strukturë e përkohshme si kjo, dhe mund të qetësoheni si familje apo si komunitet”, ka deklaruar Karlsson.

Në provincën Hatay, 350 shtëpiza veçse janë ndërtuar.

Këto hapësira mund t’u rezistojnë temperaturave deri në minus 20 gradë celsius.

E themeluar në Stokholm gjatë vitit 2010, organizata “Better Shelter” synon që të krijojë hapësira të sigurta për njerëzit e zhvendosur nga konfliktet apo katastrofat natyrore.

Me vetëm dy kuti, të emëruara A dhe B, streha mund të vendoset shumë shpejt.

“Gjithçka vjen në dy kuti, të cilat mund t’i montoni vetë, apo në grup. Ka formë drejtkëndëshe dhe është 17 metra katror, standard ndërkombëtar për një familje me pesë anëtarë”, ka thënë Karlsson.

Streha ka një derë, katër dritare dhe çatinë. Mund të montohet deri në gjashtë orë dhe zgjat për vite të tëra.

Që prej vitit 2015, organizata suedeze ka shpërndarë 80 mijë strehimore emergjente në më shumë se 80 shtete.

Mirëpo me katastrofat e njëpasnjëshme, 5 mijë strehimore emergjente janë vetëm një pikë në oqean.

Organizata ka mbajtur 5 mijë strehimore të gatshme në Poloni dhe pas tërmetit ato janë nisur menjëherë drejt Turqisë dhe Sirisë.

Kompania e mobilieve IKEA është duke prodhuar 5 mijë strehimore të tjera emergjente për Turqinë dhe Sirinë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img