4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Shtëpitë në ShBA, 1 milion dollarë në stock-market e 1.5 milionë euro tokë, ky është ministri “rich” i qeverisë Kurti

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, që u kthye nga Amerika për të udhëhequr me dikasterin e Shëndetësisë, ka tre shtëpi në SHBA të cilat kapin vlerën e 2 milionë e 550 mijë dollarëve.

Ai posedon edhe një banesë 174 metra katrorë në vlerë 130 mijë eurp por që s’e ka bërë të ditur lokacionin e saj.

Doktori Latifi ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion se ka në pronësi 4 vetura që kapin vlerën e 138 mijë dollarëve amerikan.

Në një bankë në Amerikën, Latifi ka deklaruar se ka 100 mijë dollarë para të gatshme.

Kurse detyrime financiare ndaj bankave kapin shifrën e rreth 1 milionë dollarëve për tri shtëpitë e blera në New York, Flagstaff, Arizona dhe Scottsdale, Arizona.

Ministri Latifi ka deklaruar se pensionet nga puna në SHBA kapin vlerën e 1 milionë dollarëve në stock-market.

Ai e ka në pronësi edhe një tokë me sipërfaqe 215 ari në zonën kadastrale Graçanicë që kap vlerën e 1.5 milion eurove dhe të njëjtë tokë e ka në emër të motrës së tij.

 

 

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img