Site icon PrishtinaPress

Shtëpia ku u vra reperi Pop Smoke del në shitje për tre milionë dollarë

Dikush është duke e dëshiruar shtëpinë ku u qëllua Pop Smoke, sepse u bë e ditur se do të shitet, vetëm gjashtë muaj pasi reperi u vra.

Shtëpia në Hollywood Hills është në shitje për 2,950,000 dollarë, ndërsa është pranuar një ofertë nga një blerës i mundshëm.

Pop Smoke ndërkohë u qëllua dhe u vra nga katër persona të armatosur me maskë në muajin shkurt.

Pop Smoke (Foto: Getty Images/Guliver)

Përveç historisë tragjike, shtëpia me katër dhoma gjumi është mjaft e mrekullueshme: me 2,918 metra katrorë me pamje nga Laurel Canyon.

Vendi është i pajisur me një pishinë, spa, pellg koi dhe kopsht zen, plus disa lule dekoruese natyrale.

Dhoma e gjumit ka një vaskë dhe tarracën e vet private dhe shtëpia vjen me teknologji inteligjente, zë rrethues dhe një garazh me tri makina.

Pop Smoke (Foto: Getty Images/Guliver)

Para një muaji, policia e Los Angelesit tha se ka arrestuar pesë persona në lidhje me vrasjen e Bashar Jackson, reperit të njohur me nofkën Pop Smoke.

Exit mobile version