1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Shtëpia e Shëndetit në qendër të Prishtinës, më funksionalja (Foto)

Një turmë njerëzish sot kanë hyrë në zyrën ku jepen insulinat për të prekurit nga sëmundja e sheqerit, në Shtëpinë e Shëndetit në qendër të Prishtinës.
Të gjithë, rend e pa rend shtynin njëri-tjetrin për të arritur më shpejtë afër tavolinës ku shërbeheshin me barna e insulina nga motrat që punonin aty, raporton Indeksonline.

Stafi i motrave duhej të punonin nën presion nga zhurma që krijonin njerëzit që ishin grumbulluar brenda zyrës, të cilët nuk merrnin mundin të radhiteshin njëri pas tjetrit.
Edhe ata kishin pritur ditë të tëra për t`u furnizuar me barna e insulina sepse vonesat për ardhjen e tyre këtë herë kishin zgjatur më shumë.
Orari kishte përfunduar në orën 15:00, por zyra nuk ishte liruar nga njerëzit.
Motrat bashkë me shefin, po vazhdonin t`iu shërbenin atyre që pritnin për t`u pajisur me mjete.  Deri sa stafi e pa që më nuk u lajmërua asnjë qytetar, atëherë i është vënë çelësi zyrës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img