Shtëpia e Bardhë beson se më shumë se 20 mijë luftëtarë rusë janë vrarë në betejën për qytetin ukrainas të Bahmutit, në pesë muajt e fundit.
Rreth 80 mijë të tjerë janë plagosur, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, duke u thirrur në informacione të deklasifikuara të inteligjencës.
Gjysma e të vrarëve janë nga grupi privat mercenar, Wagner, tha ai.
Nëse është i saktë, numri i viktimave ruse tejkalon popullsinë e qytetit të Bahmutit përpara luftës, që përbëhej prej rreth 70 mijë banorësh.
Moska po përpiqet ta marrë kontrollin e Bahmutit që nga viti i kaluar.
Beteja për qytetin e vogël – ku kanë mbetur vetëm disa mijëra civilë – ka marrë një rëndësi të madhe simbolike për të dyja palët./PrishtinaPress/