Site icon PrishtinaPress

Shtëpia e Bardhë: Serbia dhe Kosova nënshkruajnë marrëveshje për normalizimin ekonomik

Nënsekretari për Shtyp i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere, ka njoftuar se Serbia dhe Kosova kanë rënë dakord për normalizimin ekonomik.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Twitter.

“Donald Trump ka njoftuar se Serbia dhe Kosova kanë rënë dakord për normalizimin ekonomik. Një marrëveshje tjetër historike e arritur nga ky President për ta bërë botën një vend më paqësor, më të begatë”, ka shkruar ai.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje mori pjesë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Marrëveshja u nënshkrua në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donlad Trump.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nisi më 2011 me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Shtetet e Bashkuara u përfshin në këtë dialog më shumë, pasi më 4 tetor, 2019, presidenti Trump, emëroi Richard Grenell si të dërguarin e tij të posaçëm në këto bisedime.

Exit mobile version