Shtëpia e Bardhë ka mirëpritur vendimin e Hungarisë për të ratifikuar ofertën e Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO.
“Ne do të dëshironim të mirëpresim Suedinë së bashku me Finlandën në aleancën e NATO-s shumë shpejt”, ka thënë zëdhënësja Karine Jean-Pierre.
Ajo vazhdoi duke i kërkuar qeverisë hungareze që të përfundojë shpejt procesin për të lejuar hyrjen e Suedisë në NATO, shkruan Sky News.
Më herët sot, parlamenti i Hungarisë ratifikoi ofertën e Suedisë, duke larguar pengesën e fundit të madhe për anëtarësimin.