Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Kirby u tha gazetarëve të enjten se rusët duhet t’ia dorëzojnë trupin e Alexey Navalny nënës së tij.
“Rusët duhet t’i kthejnë djalin e saj dhe ata duhet të përgjigjen për atë që në mënyrë specifike i ndodhi z. Navalny dhe të pranojnë se ata në fakt janë përgjegjës për vdekjen e tij”, tha Kirby në një konferencë virtuale me gazetarët, shkruan CNN.
Nëna e Navalnyt, Lyudmila Navalnaya, tha të enjten se asaj iu tregua trupi i djalit të saj të mërkurën në qytetin rus Salekhard dhe nënshkroi certifikatën e tij të vdekjes.
Duke folur në kanalin YouTube të Navalny, Navalnaya tha se autoritetet ruse pretenduan se e dinin shkakun e vdekjes së tij dhe kishin “të gjitha dokumentet mjekësore dhe ligjore”. Navalnaya gjithashtu pohoi në video se hetuesit po e “kërcënonin” atë të pranonte një funeral të fshehtë për djalin e saj, ose “ata do të bëjnë diçka me trupin e djalit tim”.
Kirby tha se ai nuk mund të konfirmonte raportet e shantazhit nga nëna e Navalny.