1.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Shtëpia e Bardhë i bën thirrje Kinës që të mos mbështesë luftën e Rusisë në Ukrainë

Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Kinës që të mos e mbështesë Moskën në luftën e saj kundër Ukrainës, teksa Vladimir Putin takohet me presidentin kinez Xi Jinping.

Administrata e Biden thotë se e gjithë bota duhet të jetë në një linjë kundër agresionit të Moskës në Ukrainë dhe (askush) të mos mbetet anash.

Presidenti rus dhe lideri i Kinës po takohen në prag të një samiti për të diskutuar sigurinë aziatike, që synon të veprojë si kundërpeshë ndaj ndikimit të SHBA-së.

Ai përfshin gjithashtu Indinë, Pakistanin dhe katër vende ish-sovjetike në Azinë Qendrore.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, i tha CNN në një intervistë të enjten: “Ne nuk mendojmë se askush duhet të jetë mënjanë. E gjithë bota duhet të rreshtohet kundër asaj që po bën zoti Putin”.

“Kjo nuk është koha për asnjë lloj biznesi si zakonisht me zotin Putin”.

Samiti i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait në qytetin Uzbekistan të Samarkandit është takimi i parë ballë për ballë i Putin dhe Xi që kur trupat ruse filluan agresionin në Ukrainë në shkurt.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img