1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Shtatori mund të jetë vendimtar për veteranët e luftës


Numri i veteranëve të luftës së UÇK-së prej mbi 40 mijë, të cilët janë përfitues të pensioneve është shumë më i lartë se sa parashikimet dhe planifikimet që i ka bërë Ministria e Financave për këtë vit. Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka thënë në një intervistë se kjo kategori e ka vu në pozitë të vështirë Buxhetin e Kosovës se si ta mbulojë një shpenzim kaq të madh.
Mirëpo, muaji shtator mund të jetë vendimtar i veteranëve të luftës, pasi që atëherë ekipi i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) pritet të vizitojë Kosovën, kur edhe do të diskutohet kjo çështje ndërmjet misionit dhe Qeverisë së Kosovës.Ai, ka theksuar se kanë harmonizime me FMN-në rreth buxhetit për pagesat e veteranëve, kur dihet që FMN-ja ka dhënë vërejtje për numrin e madh të veteranëve.
“Po sigurisht kemi harmonizime. Duke e ditur që kemi filluar prej një planifikimi prej 12 mijë ose 13 mijë veta dhe kemi përfunduar me 46 mijë është më se e qartë se jemi jashtë planifikimit për një marzhë bukur të madhe. Ne kemi diskutuar më Fondin Monetar Ndërkombëtar në vizitën që e patën në maj në Prishtinë, pastaj gjatë qershorit të këtij viti, presim që prapë të vijnë në Shtator të diskutojmë me ta se si mund t’i qasemi kësaj”, ka thënë Hoti.
Gjithashtu, ai ka theksuar se janë në konsultim të ngushtë gjithnjë me shoqatat e dala nga lufta se si ta adresojnë këtë çështje, sepse është jashtë çdo parashikimi.
“Unë po e theksoj edhe një herë që nëse ndonjë kategori shoqërore e popullsisë në Kosovë meriton të ketë mbështetje  nga buxheti i shtetit të Kosovës janë veteranët e luftës, por duhet të kujdesemi që numri i tyre të jetë i menaxhueshëm dhe kostoja është e përballueshme për buxhetin e vendit”, ka thënë ministri Hoti.
Ai ka shtuar se të dhënat tregojnë se janë lëshuar rreth 46 mijë certifikata për veteranët e luftës, ndërkaq  numri i aplikantëve për të tërhequr pensionet është rreth 27 mijë.“Ne kemi filluar vitin e kaluar në tre mujorin e fundit të paguajmë pensionet për veteranët e luftës dhe atëherë na është thënë që numri maksimal i atyre që mund të tërheqin pensionin si veteranë janë rreth 12 mijë deri në 13 mijë persona, kurse  numri i certifikatave që janë lëshuar dhe numri i aplikantëve për të tërhequr pensionet është shumë fish më i lartë se sa planifikimet fillestare…”, ka thënë Hoti.
Gjatë intervistës ministri Hoti tregon se a do të ketë shtyrje të afatit të shlyerjes së borxheve kur përfundon më 2 shtator. Ai flet për ndryshimet që janë bërë në buxhetin e rishikuar të vitit 2016, për impaktin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, e cila ka filluar së zbatuari nga 1 prilli i këtij viti.Po ashtu, ministri flet edhe për Investimet publike dhe trendin  e investimeve të huaja direkte, për Doganën, Administratën Tatimore të Kosovës e çështje tjera./Ekonomiaonline
 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img