12.4 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Shtatë të vdekur nga të shtënat në Kaliforni

Një person i armatosur vrau shtatë persona përpara se të arrestohej në Kaliforni të hënën, vetëm dy ditë pasi të shtënat morën 11 jetë në një sallë vallëzimi.

Sulmet e fundit ndodhën në dy vende të veçanta në qytetin bregdetar të Gjirit të Half Moon, rreth 50 kilometra në jug të San Franciskos, shkruan BBC.

Sulmuesi u identifikua si 67-vjeçari Zhao Chunli, një banor lokal.

Ky sulm vjen ndërsa shteti mban zi për vdekjet në parkun Monterey me shumicë aziatike gjatë festimeve për Vitin e Ri Hënor.

I dyshuari të hënën u filmua nga kamerat duke u dorëzuar në zyrën e Sherifit të Qarkut San Mateo rreth dy orë pas sulmit.

Katër viktimat e para u zbuluan në një fermë kërpudhash rreth orës 14:22 me orën lokale (00:22 GMT), ndërsa tre të tjerat u gjetën më vonë në një biznes të kamionëve aty pranë.

Hetuesit nuk kanë dhënë ende një motiv për këtë sulm.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img