Site icon PrishtinaPress

Shtatë të lënduar në një aksident mes katër veturave dhe një autobusi në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur mes katër veturave dhe një veture.

Sot rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër vetura dhe një autobus. Si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona.” – ka thënë Ahmeti.

Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.

Exit mobile version