Shtatë persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur mes katër veturave dhe një veture.
“Sot rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër vetura dhe një autobus. Si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona.” – ka thënë Ahmeti.
Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.