Site icon PrishtinaPress

Shtatë të arrestuar e 68 kg marihuanë të konfiskuar, Policia jep detaje nga aksioni i sotëm

Në aksionin e sotëm të Policisë së Pejës, Gjakovës dhe Mitrovicës në dhjetë lokacione janë arrestuar 7 persona të dyshuar për kultivim dhe trafikim me lëndë narkotike si dhe janë konfiskuar 68 kg marihuanë.

Sipas komunikatës së Policisë, janë arrestuar: G.J., (viti i lindjes 1985, mashkull shtetas i Shqipërisë), E.M., (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar), Z.M., (viti i lindjes 1988, mashkull kosovar), E.J., (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar), F.D., (viti i lindjes 1976, mashkull kosovar), F.Gj., (viti i lindjes 1973, mashkull kosovar) dhe A.J., (viti i lindjes 1970, mashkull kosovar).

“Policia ka konfiskuar si provë materiale që do të përdorët në procedurë të mëtejme: substancë narkotike 68 kg e 49 gr, dyshohet të jetë marihuanë, që ka qenë në proces të tharjes, 177 bimë narkotike të llojit kanabis-sativa, 421 gr. substancë narkotike, dyshohet e llojit kokainë, dy armë zjarri, para të gatshme e dëshmi tjera”, thuhet në komunikatë.

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Exit mobile version