1.1 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Shtatë raste në raportin 24-orësh të policisë ku viktima janë gratë

Dhunë në familje, lëndim i lehtë e rëndë trupor, ngacmim seksual dhe kanosje janë veprat penale që rëndojnë mbi burrat e që viktima janë gratë.

Në raportin 24-orësh janë raportuar 7 raste të ndryshme, ku gratë janë viktima.

Në raportin 24 orësh thuhet se dje në Fushë Kosovë një burrë ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

DHUNË NË FAMILJE | Fushë Kosovë 26.11.2022 – 07:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare-bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit ka shkuar në strehimore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje”.

Dhunë në familje ka pasur edhe në Prishtinë. Atje të premten një burrë e ka kanosur gruan e tij.

DHUNË NË FAMILJE | Prishtina, Prishtinë 25.11.2022 – 23:50. Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje me viktimën femër kosovare-bashkëshorten e tij, të njëjtën e ka kanosur. I dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Ndërsa, në Fushë Kosovë, një person është arrestuar pasi për motive xhelozie e ka sulmuar fizikisht ish të dashurën.

LËNDIM I LEHTË TRUPOR | Fushë Kosovë 24.11.2022 – 20:30. Është arrestuar (me 26.11.2022) i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti, dyshohet për motive xhelozie kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare me të cilën ishte (më herët) në lidhje dashurie. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

E në Gjilan, një e mitur ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga një burrë, i cili është dërguar më pas në mbajtje.

NGACMIM SEKSUAL | Gjilan 25.11.2022 – 10:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare e mitur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.

Në fshatin Soponicë të Kaçanikut është arrestuar një burrë pasi i ka shkaktuar lëndime një gruaje, mirëpo Policia nuk e ka bërë të ditur raportin mes tyre .

“LËNDIM I LEHTË TRUPOR | Fsh. Soponicë, Kaçanik 25.11.2022 – 15:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti i ka shkaktuar lëndime viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në QKMF Kaçanik, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Një rast tjetër i dhunës në familje ka ndodhur dje në Istog, ku një burrë dyshohet se e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

DHUNË NË FAMILJE | Istog 26.11.2022 – 09:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti, për shkak të një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, bashkëshorten e tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime.  Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Ndërkaq, në  Vushtrri një burr është arrestuar pasi e ka kanosur gruan e tij.

KANOSJE | Vushtrri 26.11.2022 – 11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar nën dyshimin se kishte kanosur bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img