Site icon PrishtinaPress

Shtatë persona të lënduar në një aksident në rrugën Pejë-Prishtinë

Shtatë persona janë lënduar në një aksident trafiku mes tri veturave në fshatin Zahaq në magjistralen Pejë-Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësi i policisë së Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 17:28, policia është njoftuar për një aksident në Zahaq të Pejës, në magjistralen Pejë-Prishtinë”. Në aksident janë përfshirë tri vetura, ku shtatë persona janë dërguar në emergjencën e Spitalit rajonal në Pejë. Katër janë liruar, tre kanë mbetur për trajtim të mëtejshëm. Sipas mjekut kujdestar, të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë” – ka thënë ai.

Exit mobile version