Home Lajme Shtatë bomba godasin bazën ushtarake irakiane që strehon forcat amerikane

Shtatë bomba godasin bazën ushtarake irakiane që strehon forcat amerikane

Shtatë bomba ranë brenda bazës ajrore Balad të Irakut, e cila strehon forcat e SHBA, të dielën.

Katër ushtarë irakianë u plagosën në sulm, thanë dy burime ushtarake për Reuters. Nuk dihet se sa trupa amerikane janë stacionuar atje aktualisht.

Burimet ushtarake thanë që bombat ranë në një pistë brenda bazës, e cila ndodhet 50 milje në veri të Bagdadit.

Një raketë goditi pranë një baze ushtarake të enjten. Kjo raketë u lëshua në zonën Fadhlan të rrethit Dujail në provincën veriore të Salahuddin të Irakut, thanë burimet e policisë irakiane.

Forcat iraniane kanë lëshuar tashmë një seri raketash në dy bazat ajrore amerikane në Irak në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e gjeneralit Qaseem Soleimani pranë aeroportit të Bagdadit javën e kaluar.

Korpusi i Gardës Revolucionare Islame gjuajti 22 raketa balistike në bazën ajrore al-Asad dhe Erbil në orët e para të së mërkurës, por nuk arriti të vriste asnjë person.

Exit mobile version