Home Lajme Shtatë ankesa në Gjykatën Supreme, 72 orë për të vendosur

Shtatë ankesa në Gjykatën Supreme, 72 orë për të vendosur

Momentalisht në Gjykatën Supreme janë adresuar shtatë ankesa që kanë të bëjnë zgjedhjet e 6 tetorit. Gjykata Supreme pritet të vendos edhe për ankesat e 3 deputetëve të VV dhe për votat e ardhura nga Serbia.

Nisma Social Demokrate doli në konferencë për, në momentin kur PZAP e aprovoj ankesën e tyre.

Ky subjekt politik thanë se me anulimin e votave të ardhura nga Serbia, tashmë kanë fituar 6 mandate.

Por, një gjë e tillë ende nuk është krejt e sigurt.

Kjo pasi që tre kandidat për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë paraqitur ankesë në Gjykatë Supreme rreth kësaj çështje.

E në lidhje me këto ankesa ende nuk ka vendosur Gjykata Supreme.

Nga ky organ i drejtësisë, kanë bërë me dije se pos anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, ankesa janë pranuar edhe nga anëtar të tjerë të partive politike.

Exit mobile version