-2.9 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Shtabi amerikan në Shqipëri, Kollçaku: Është përgjigje për Kremlinin

Vendosja në Shqipëri të një shtabi të Forcave Operacionale Speciale Amerikane, që u njoftua të enjten, është konsideruar një lajm i mirë edhe prej ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bardhyl Kollçaku.

“Ngritja e këtij shtabi është një lajm i shumë pritur, vjen natyrshëm për vendin tonë, pasi marrëdhëniet me SHBA, janë në nivelin më të lart”, thotë ai.

Sipas tij, ngritja e këtij shtabi vjen në një moment jo dhe aq të qetë për rajonin.

“Është një përgjigje për këdo, dhe për influencat ruse, kineze…”, shprehet Kollçaku.

Një përgjigje e drejtpërdrejtë i jepet Rusisë, thotë gjeneral Kollçaku dhe influencave që kërkon të ketë në rajon përmes Beogradit.

“Ky është moment për t’u treguar të gjitha ata që kanë qëllime jo të mira, agresive ndaj rajonit tonë, të mendohen mirë. Kushdo, edhe për disa forca të verbra në rajon që janë ende reminishenca të së kaluarës për disa element në Bosnjës apo armatimin në fqinjin jot verior, Serbia, duhet të mendohen mirë, se rajoni ka vetëm një destinacion NATO dhe BE”, shprehet tutje.

A në bën prezenca e shtuar amerikane më të ekspozuar ndaj sulmeve të mundshme?

“Ne jemi të ekspozuar dhe kjo nuk na frikëson, kjo na bënë më të vendosur se jemi në anën e duhur të historisë. Ngritja e këtij shtabi tregon që të tjerët të kenë frikë”, thekson Kollçaku.

Detyra kryesore e Komandës së Operacioneve Speciale është që të planifikojë operacionet speciale të forcave ushtarake amerikane në territoret që mbulon.

“Ata do të kenë rol planifikues, koordinues….”, deklaroi ai.

Gjatë këtij muaji nis puna dhe për ndërtimin e bazës taktike të NATO-s në Kuçovë, çka sipas drejtuesve, do të rrisë sigurinë kombëtare dhe të rajonit. /abcnews

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img