4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

ShSKUK: Sasia e ampulës ‘Fentanyl’ në ShSKUK, ka afat qëndrueshmërie dhe sasi të mjaftueshme

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka reaguar lidhur me raportimet se në QKUK ka mungesë të ampulave ‘Fentanyl’, që janë të nevojshme për kryerjen e operacioneve, shkruan Gazeta Express. 

Ata thanë se sasi e ampulës ‘Fentanyl’ në ShSKUK, ka afat qëndrueshmërie dhe sasi të mjaftueshme.

“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, siguron qytetarët e pacientët se operacionet kanë qenë e janë duke vijuar normalisht. Sasia e ampulës ‘Fentanyl’ në ShSKUK, ka afat qëndrueshmërie dhe sasi të mjaftueshme. Raportimet publike se kësaj sasie i skadon afati nuk qëndrojnë. Lutemi për kujdes në raportime të këtij lloji për shmangur shkaktimin e panikut tek qytetarët”, thuhet në njoftimin e tyre. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img