Site icon PrishtinaPress

ShSKUK: Në kohë rekorde po bëhet diagnostikimi i meningjitit

Në klinikën infektive në QKUK në kohë rekorde po bëhet diagnostikimi i meningjitit.

Kjo është bërë e ditur nga Shërbimi Klink Universitar i Kosovës.

Sipas ShKSUK, më parë duhej kohë deri në 5 ditë që pacientët t}i merrnin rezultatet dhe të kuptonin shkaktarët e meningjitëve.

Kjo u bë e mundur falë rritjes së kapaciteteve diagnostike moderne, ku tashmë rezultatet për pacientët kryhen brenda ditës”, thuhet në njoftim.

“Tashmë, pacientëve të dyshuar për meningjit, ju bëhen në kohë të shpejtë edhe ekzaminimet imazherike, si CT, MRI, ultrasonografia transfontaleare”, tha ShSKUK.

Exit mobile version