-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

ShSKUK-ja bëhet me dy klinika, kostoja mbi 4 milionë euro

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe drejtori i ShSKUK-së, Elvir Azizi, kanë vendosur të enjten gurthemelin për ndërtimin e Hematonkologjisë dhe atë të Nefrologjisë, raporton Ekonomia Online.

E kostoja e ndërtimit të këtyre klinikave, është rreth 4.3 milionë euro, ndërsa afati për përfundim është 36 muaj.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se me ndërtimin e këtyre klinikave do të plotësohen standardet moderne. Si pasojë e gjendjes në klinikat aktuale, Vitia tha se nuk  kanë mundur të jepen shërbime.

“Jam shumë i gëzuar që gjendem sot në ambientet e QKUK-së ku bashkë me dy profesorët e nderuar, Emrushin dhe Shemin dhe drejtorit e ShSKUK-së e  hodhëm gurthemelin për klinikën e re të Hematonkologjisë dhe të Nefrologjisë. Një klinike që do plotësoj standarde moderne të cilat tani për shkaqe të infrastrukturës së vjetër dhe të dëmtuar, klinikat aktuale përkundër angazhimit dhe përkushtimit maksimal të profesionistëve shëndetësor nuk kanë mundur të jepen shërbime”.

“Përveç asaj me këtë klinikë të re jam shumë i lumtur që me përfundimin e kësaj klinike që e kap vlerën  diku 4.3  milionë euro total do të këtë edhe shërbime tjera për qytetarët tanë të cilët tash për shkaqet që i përmenda nuk kanë mundur të marrin trajtimin brenda Republikës sonë”, u shpreh Vitia.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img