-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

ShSKUK: E kemi trajtuar me prioritet çështjen e Klinikës së Hematologjisë

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka bërë të ditur se e ka trajtuar me prioritet çështjen e Klinikës së Hematologjisë, e që për qëllim ka zgjerimin e hapësirave, krijimin e kushteve më të mira infrastrukturore për pacientët dhe stafin, por edhe renovimeve e hapësirave aktuale.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se duke parë këtë nevojë për pacientët me sëmundje hematologjike, është arritur të nisin punimet në ndërtimi i objektit të ri për Hematologji dhe Nefrologji, projekt ky në vlerë 4.2 milionë eurosh, që do të mundësojë kushte dhe trajtim dinjitoz për pacientët.

“Hapësirat aktuale  ku jepet terapia hematologjike ambulantore, janë identifikuar dhe janë në planin e renovimeve. Andaj, edhe për pacientët që marrin terapi ambulantore hematologjike do të ketë kushte shumë më të mira, pas ndërtimit të objektit të ri që ka nisur, por edhe renovimeve që janë në plan në këto hapësira”.

“Duhet theksuar se QKUK ka në sasi të mjaftueshme të të gjitha furnizimeve të nevojshme. Pra, përfshirë, çarçafët. Ato janë për 1 përdorim, dhe ka sasi të mjaftueshme. Kemi parë njoftimet në media për këtë çështje dhe do ta trajtojmë rastin sa më parë dhe do të marrim masat e nevojshme për mungesën e tyre eventuale në klinika”, thuhet në njoftim. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img