Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi sot do të mbajë mbledhje.
Në rend dite janë: Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Komisionit Evropian dhe Kosovës mbi pjesëmarrjen në “ERASMUS+”; Shqyrtimi i Projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99, e tjera çështje.
Mbledhja mbahet në ndërtesën e Kuvendit, duke filluar nga ora 10:00.