-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Shqyrtohen projektligjet për konfiskimin e pasurisë

Sot do të shqyrtohen Projektligji për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së dhe Projektligji për mbrojtjen e sinjalizuesve, po ashtu nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Komisioni për Integrime Evropiane do t’i shqyrtojë këto Projektligje nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Për këto Projektligje, ishte thirrur edhe seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, nga kryeministri Ramush Haradinaj por që u mbyll nga kryesuesi Xhavit Haliti pasi deputetët theksuan se për leximin e dytë të projektligjeve kryeministri nuk mund të thirr seancë të jashtëzakonshme.

Po ashtu deputetët kërkuan që projektligjet fillimisht të shqyrtohen në Komision.

Ndryshe, sot do të mbahet edhe mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa  në të cilën do të shqyrtohet Projektligji për Gjykatat, Projektkodi Penal i Republikës së Kosovës, Projektligji për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve,

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img