Site icon PrishtinaPress

Shqyerja e Kur’anit, reagon Bashkësia Islame e Prizrenit

Kamerat e sigurisë kanë regjistruar një person në Prizren mbrëmë, teksa shqyen librin e shenjtë të myslimanëve, Kur’anin.

Ky akt është dënuar ashpër nga Bashkësia Islame e Prizrenit, me Orhan Bislimaj që e ka cilësuar si të papranueshëm dhe irritues, veçanërisht në muajin e shenjtë të Ramazanit.

“Është një akt i papranueshëm, i irritueshëm dhe i trishtueshëm. Po prek dinjitetin tonë fetar dhe kombëtar dhe po nxit urrejtje”, ka deklaruar Bislima në Klan Kosova FM.

Exit mobile version