12.7 C
Pristina
spot_img

Shqiptohen gjoba për shkelje të orarit dhe prishje të qetësisë publike në Prishtinë

Inspektorati i Kryeqytetit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë realizuar një aksion të përbashkët për shkelje të orarit dhe prishje të qetësisë publike në Prishtinë.

Kështu ka njoftuar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ku bëri të ditur se janë identifikuar disa lokale që vepronin jashtë orarit të lejuar, duke shkelur rregullat për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.

“Në mesin e tyre, u evidentuan edhe lokale ku zhvillohej bixhoz ilegal, për çka janë shqiptuar gjoba konform ligjit! Kjo është hera e tretë gjatë muajit prill që shqiptohen gjoba për shkelje të tilla. Inspektorati i Kryeqytetit thekson se do të veprojë me zero tolerancë ndaj çdo veprimi që shkel ligjin dhe cenon sigurinë e qytetarëve. Kontrollet do të vazhdojnë në mënyrë të intensifikuar edhe në ditët në vijim”, shkroi Rama në Facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img