Site icon PrishtinaPress

Shqiptohen 1500 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat antiCOVID-19

Qytetarët po vazhdojnë që të gjobiten përshkak që nuk po respektojnë masat e vendosura për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Që nga hyrja në fuqi e masave policia për çdo ditë ka shqiptuar mijëra gjoba.

Vetëm në këtë 24 orësh, Policia e Kosovës shqiptoi gjobë për 1500 persona të cilët nuk i përfillën masat që qeveria dhe institucionet shëndetësore i vendosën për mbrojtje nga infektimi me virusin vdekjeprurës.

Exit mobile version