Presidentja Osmani u takua me Këshillin për Marrëdhënie Shqiptaro-Amerikane (AARC), të përfaqësuar nga Presidenti Martin Vulaj, Kryetari i Bordit Ilirjan Rusi dhe Sekretari Burim Rexhaj.
Në emër të AARC, Vulaj theksoi nevojën për formimin e shpejtë të një qeverie të re, e cila duhet të rishqyrtojë qasjen e Kosovës ndaj marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai deklaroi se, ndonëse partneriteti strategjik mbetet i fortë, marrëdhëniet janë përkeqësuar dukshëm gjatë viteve të fundit, duke e lënë Kosovën gjithnjë e më të izoluar.
Ai shtoi se ndryshimet në qasjen e administratës së re amerikane ndaj partnerëve dhe interesave strategjike në mbarë botën e bëjnë edhe më urgjente për Kosovën që të pozicionohet siç duhet.
ZVulaj gjithashtu vlerësoi Presidenten Osmani për rolin e saj konstruktiv në ruajtjen e aleancës së fortë strategjike.
Presidentja Osmani falënderoi AARC për angazhimin e tyre dhe ritheksoi rëndësinë e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, duke deklaruar se nuk do të kishte Kosovë pa Shtetet e Bashkuara.
Ajo nënvizoi përkushtimin e saj të plotë për përmbushjen e detyrave kushtetuese në mbështetje të formimit të qeverisë së re dhe mirëpriti partneritetin me AARC për të forcuar marrëdhëniet Kosovë
