-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Shqiptarja rrëfehet për BBC: Më përdhunuan çdo ditë që 14-vjeçe

“I urrej dhe dua që ata të marrin ndëshkimin e merituar, të të shfrytëzojnë është shumë ulje, e tmerrshme”.

Kështu shprehet Seya, vajza shqiptare në rrëfimin e saj për BBC, në një reportazh për trafikimin e qenieve njerëzore. Ajo flet shqip, me shpinë nga kamera pa dashur të tregojë fytyrën, por thotë se ka qenë 14-vjeç kur e shitën si objekt seksual. E dërguan në Greqi ku u shfryrtëzua nga shumë burra, për çdo ditë. Ajo tregon se mendoi se në Greqi do shkonte me atë që e donte. Por u detyrua me forcë të flinte me shumë njerëz brenda ditës. “Ishim të tmerruara. Nuk na lejonin të dilnim jashtë dhe na kontrollonin çdo gjë që bënim”, flet vajza nga Shqipëria. Viktima tjetër është Anna. Ajo vinte nga një qytet i vogël rural, u mashtrua nga i dashuri dhe la shtëpinë, por më pas e shitën për prostitucion në Britani.

“Unë nuk kisha parë përtej shtëpisë, ku dija gjë unë”- -thotë ajo, duke shtuar se kur e pa vetën në Britani, as e kishte idenë se ku ajo ishte. Ndërsa gazetarja e pyet se a është përdhunuar çdo ditë, viktima ia kthen që “po për çdo ditë, nga shumë meshkuj”.  Shumë trafikues të qenieve njerëzore mbahen në burgun e sigurisë së lartë në Korçë dhe disa prej tyre janë të dënuar me 20 vjet burg. Rrjeti britanik televiziv thotë se Shqipëria ka probleme të mëdha edhe në sferën e gjyqësisë dhe prokurorisë, të cilat duhet të funksionojnë si duhet për të përndjekur trafikantët. Trafikimi i njerëzve, në Britani të Madhe është në rritje. Shifrat e fundit për vitin 2015 tregojnë se 3,266 njerëz ishin viktima të mundshme të trafikimit, një rritje prej 40% në vitin e kaluar.

Numri më i madh – 600 – erdhi nga Shqipëria. Reeta Chakrabarti e BBC-së ka folur me dy viktimat e trafikimit nga Shqipëria. “Unë u detyrova të shkoj me shumë burra”- thotë vajza shqiptare. Në strehën e grave në jug të Shqipërisë, viktimat e trafikimit dhe të dhunës janë thjesht nxënëse, 10 ose 12 prej tyre na vështrojnë ngultas. Ata të gjithë kanë tregime të brutalitetit dhe shfrytëzimit. Disa nga këta fëmijë tashmë kanë fëmijët e vegjël të tyre, produktet e përdhunimeve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img