1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Shqiptarja që sonte provon ta përfaqësojë Suedinë në Eurovizion

Ajo do të performojë “Amare”.

Ajo është shqiptare nga Maqedonia, por prej vitesh jeton në Suedi, atje ku edhe ka nisur karrierën e saj.

Një stil në mes të Rihannës dhe diçka si Sia, Adrijana Krasniqi është shqiptarja e vetme që do të këndojë në Melodifestivalen në Suedi, sonte në gjysmëfinalen e parë.

Ajo do të performojë “Amare”. Në rastin më të mirë, fitorja e qon atë në Eurovizionin e këtij viti, për Suedinë.

“Kënga ime është për vajzat që nuk kanë frikë të tregojnë atë që ndiejnë. Jam e lumtur që sonte do të këndoj në festival, me një këngë për dashurinë por për një dashuri më ndryshe” tregon Krasniqi për Wiwibloggs.

Këtu mund të dëgjoni pak nga kënga “Amare” me të cilën Adrijana sonte ngjitet në skenën e festivalit prestigjioz. / KultPlus

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img