4.5 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Buy now

spot_img

Shqiptari vrau vajzën dhe italianin, gruaja shokon me deklaratën: Burri e ngacmonte seksualisht

Tefta Malaj, e cila u plagos pak ditë më parë nga bashkëshorti i saj, ndërkohë që ai vrau me thikë vajzën e tyre dha një deklaratë shokuese në emisionin “Me zemër të hapur” në News24.

Malaj u lidh me skype nga shtrati i spitalit drejtëpërdrejtë me studion për një intervistë me Evis Ahmeti.

39-vjeçarja tha se burri i saj e kishte ngacmuar seksualisht vajzën, rast qe sipas saj ka ndodhur dy vite më parë.

Ajo rrëfeu se kjo ishte edhe arsyeja përse kishin vendosur kamera në shtëpi.

Pjesë nga intervista:

Anila Ahmataj: Kishit konflikte atë natë?

Erdhi, doli vonë. Më pas diskutuam pak.

Për çfarë?

Ca gjëra që do t’i them më vonë.

Pasi të zbardhet ngjarja?

Po.

Kamerat sa kohë keni që i keni vendosur?

Një vit.

Ka regjistruar episode të tjera dhune kamera?

Puna është që regjistron një-dy ditë ajo. Doja që të më binin telefonin.

A keni filmuar ju ngjarjen atë natë?

Çdo gjë.

Çfarë doni të thoni për akuzat që ka thënë burri juaj?

Gjithçka kundërshtoj. Gjithçka. Ai është një monstër, që para dy vitesh. Do e kishte bërë që para dy vetesh. Ai do kishte vrarë veten para dy vitesh, me atë që bëri. Ai e mendoi se kështu s’ja mban. Atë që bëri ai dy vite më parë..ska burrë.

Ka bërë veprime të turpshme me vajzën?

Po e ka ngacmuar.

A e ke denoncuar?

Jo! Nuk ndodhi një herë apo dy herë. E ka ngacmuar. E ka prekur e ka bërë.

Pse s’e keni denoncuar?

Vajzën se donte më. Ndaj e vrau vajzën. Ai i shkatërroi jetën vajzës, dhe jo vetëm kaq, por e vrau.

Ndaj si fliste më babait?

Jo nuk i fliste.

Pse nuk e denoncoi vajza?

Se denoncoi për arsyen se…nami del i vajzës. Sido që të jetë.

E dinë familjarët tuaj?

Jo! Familjarët e mi kanë ardhur në spital. Djalin e kam lënë atje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img