Mediat greke raportojnë se një 36-vjeçar shqiptar ka qëlluar me armë drejt një automjeti në të cilin ka qenë ish-partnerja e tij 26 vjeçare.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në Nea Smyrni rreth orës 19:00.
Sipas raportimeve nga mediat greke e reja shqiptare ishte në makinë me të vëllanë dhe me një 30-vjeçar grek, partneri aktual i saj.
Si pasojë e të shtënave, janë plagosur këta dy të fundit, të cilët janë transportuar në spital.