Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në Athinë ku një 27-vjeçar turk ka humbur jetën pasi u përplas nga një makinë në zonën e Vouliagmenit.
I riu duke dashur të kalojë nga njëra anë e rrugës në tjetrën, tërhiqet zvarrë nga një mjet që drejtohej nga një 26-vjeçar me origjinë shqiptare.
Aksidenti ka ndodhur pasditen e së enjtes në orën 17:00 në kryqëzimin e Poseidonos me Ermou në lartësinë e Vouliagmenit. 27-vjeçari u dërgua në Asklepiio ku u shpall i vdekur.