Prokurori shpjegoi se ai ka treguar madje shumë më tepër nga sa dinin autoritetet ligjzbatuese në atë kohë. Dënohet me 14 muaj burg dhe 8 vite dëbim.
Gjatë viteve të fundit ai kishte ardhur tri herë në Zvicër dhe këtu ka shitur drogë. Shqiptari 29 vjeçar që po mbahet në burg është dënuar edhe me dëbim nga vendi prej tetë vitesh nga Gjykata e Qarkut së Wil-it në Flawil.
Unë nuk do të vij më këtu”, është shprehur i akuzuari para gjykatësit, transmeton albinfo.ch. Ai ka thënë se nuk dëshironte të kishte më asgjë me tregtinë e drogës dhe do të kërkonte një punë tjetër për tu kujdesur për të atin e sëmurë rëndë.
I akuzuari kishte qëndruar në Zvicër si një “shëtitës klasik” dhe për këtë arsye ishte një “peshk i vogël” në një rrjet të madh droge që vepron nga Evropa Juglindore. Kështu e ka shpjeguar rastin prokurori në gjykatë. Një “shëtitës” në skenën e drogës është ai që shet sasitë e drogës për të cilat e paguan “dileri” i drogës