Ndërsa masat kundër terrorizmit janë shtuar dhe në Holandë, autoritetet kanë identifikuar shqiptarin më të kërkuar nga Europol. Bëhet fjalë për Durim Gremaj dhe sipas mediave të këtij vendi është parë në Hagë.
43-vjeçari është rreth 1.75 metra i gjatë, ka flokë të zeza dhe sy kafe.
Nga viti 2005 deri në vitin 2009 ai pati lidhje 4-vjeçare me një grua, të cilën e detyronte të ushtronte aktivitetin e rrugës, si punëtore seksi. Ai si fillim e detyroi atë të punonte në Spanjë dhe më pas në Holandë. /Klan/