0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Shqiptari i Ushtrisë greke, që bëri shqiponjën me duar: Jam penduar, mua më ka rritur Greqia! (Video)

Mediat greke kanë publikuar një intervistë të dhënë për televizionin “Star’, me njërin prej ushtarëve shqiptarë që bëri simbolin e shqiponjës dykrenare.

Ai ka kërkuar që zëri i tij të modifikohet që të mos identifikohet, ndërkohë që ka treguar se kjo ishte thjesht një shaka që ata kishin bërë dhe se nuk kishte asnjë qëllim tjetër.

23-vjeçari ka thënë se këtë foto ishin të gatshëm ta bënin edhe 400 ushtarë të tjerë, por ishin duke luajtur futboll dhe nuk u mblodhën dot.

“Foton e hodhi dikush nga ne në rrjetet sociale, por pa e ditur ne të gjashtë se u bë publike. Jam penduar për këtë veprim, por nëse vija flamurin shqiptar, atëherë vërtetë do të ishte tradhti. Jam penduar, por më shumë për familjen time të cilët qanin gjithë ditën dhe bëheshin merak për mua. Jam rritur në Greqi, më ka rritur Greqia, pavarësisht se kam lindur në Shqipëri. Jam krenar që jam shqiptar, por krenar edhe që bëra Ushtrinë këtu”, shprehet ai.

Ai mohoi kategorikisht se ky veprim ishte i porositur nga dikush, duke theksuar se ishte thjeshtë një foto për qejf.

Ushtarët që bënë shqiponjën në Greqi dënohen me nga 60 ditë burg Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Greke ka thënë se shtatë ushtarët shqiptarë që bënë shqiponjën do të dënohen me nga 60 ditë burg.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img