1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Shqiptari hero që shpëtoi 15 fëmijë, rrezikon ta kthejnë në Kosovë ku kërcënohet nga fajdexhinjtë

Ishte ulur në tryezën e punëdhënësit të tij, Meent Brunken në Ruhëarden, me dorën e majtë të lidhur. E kishte lënduar dorën derisa po i shpëtonte 15 fëmijët e shkollës fitore nga aksidenti i autobusit të shkollës. Ai u bë hero të martën, por nuk ka kohë për të festuar!

Së bashku me gruan e tij Tahire (48) dhe fëmijët Fjolla (16) dhe Ylli (9), duhet të dëbohet, pasi Kosova konsiderohet si një vend i sigurt.

Avniu që dy vjet së bashku me familjen e tij që dy vjet janë duke jetuar në Butjadingen dhe është i bindur që nëse kthehet e pret vdekja.

Ai kishte punuar në një fermë të vogël të kërpudhave dhe pasi kishte probleme financiare, kishte huazuar të holla me fajde nga njerëzit e gabuar të cilët e kanë kërcënuar me vdekje. Dy anëtarë të familjes së tij kanë vdekur të mënyrë të dyshimtë dhe ai është i bindur që nëse kthehet në Kosovë e pret e njëjta gjë.

Punëdhënësi i tij, Meent Brunken, ka vetëm fjalë të mira për të.

“Avniu kurrë nuk është vonuar në punë”, thotë ai.

Familja e tij është e integruar dhe për këtë arsye edhe punëdhënësi i tij po lufton deportimin dhe për këtë ka njoftuar edhe autoritet e Qarkut në Brake.

Në Spatherbest, më 2016, sipas avokatit Braker që përfaqëson familjen, Gjykata administrative në Oldenburg kishte refuzuar kërkesën për azilit për Avni Mehanan.

Ai ka parashtruar kërkesën për azil dhe nëse gjithçka shkon mirë mund të qëndrojë lirshëm, së bashku me familjen e tij. /albinfo.ch/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img