Site icon PrishtinaPress

Shqiptarët në Amerikë kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Analisti i politikës, Uk Lushi, që ishte edhe ish-ushtar i UÇK-së ka njoftuar shqiptarët e Amerikës do të protestojnë për të kërkuar drejtësi për vëllezërit Bytyqi dhe ish-ushtarët e UÇK-së të cilët ndodhen në Hagë.

Siç la njoftuar ai, protesta do të mbahet me 1 prill, derisa ka kërkuar mobilizim për drejtësi.

Postimi i plotë:

24 vjet nga vrasja e tre amerikanëve, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi, nga shteti i Serbisë askush në Serbi nuk është gjykuar ndërkaq që në Hagë Gjykata Speciale nuk po punon drejt në gjykimin e themeluesve kryesorë të shtetit të Kosovës.

Më 1 prill shqiptarët e Amerikës do të kërkojmë drejtësi për vëllezërit Bytyqi dhe liderët e Kosovës në Speciale.

Bashkohu me NE! Mobilizohu për DREJTËSI!

P.S. Ju lutem shpërndajeni këtë lajmërim sa më gjerësisht.

Exit mobile version