-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Shqiptarët, “kampionë” për azil, 845 kërkesa në BE për muajin shkurt

845 kërkesa vetëm për muajin shkurt të këtij viti, shqiptarët mbeten në krye të listës së azilkërkuesve në Europë, krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Ndërsa për vitin 2022, mbi 13 mijë shqiptarë kërkuan azil në një nga vendet e Bashkimit Europian.

Shqiptarët ishin në krye të listës së azilkërkesve nga Ballkani në vendet e Bashkimit Europian edhe për muajin shkurt të këtij viti.

Raporti i fundit i Agjencisë së Bashkimit Evropian për Azilin tregon se ishin të paktë 845 shqiptarë që bënë kërkesë për azil në një prej vendeve të Unionit.

Të dytët renditen maqedonasit me 602 aplikime, 243 më pak nga kërkesat e qytetarëve shqiptarë.

Kosova renditet në vendin e katër me 304 aplikime, ndërsa parapritet nga Serbia me 481 kërkesa për azil në BE

Nga Bosnje Hercegovina janë regjistruar 142 kërkesa për azil, ndërsa numrin më të vogël të aplikimeve e zënë ato nga Mali i Zi me vetëm 23 të tilla.

Raporti i janarit tregoi se numri i kërkesave për azil nga shqiptarët në vendet e Bashkimit Evropian ishte rreth 900, nga të të cilat, 700 kërkesa për herë të parë dhe rreth 200 si kërkesa përsëritëse.

Edhe treguesit vjetorë të vitit 2022 të Agjencisë Evropiane për Azilin, evidentojnë Shqipërinë si vendi nga i cili kërkesa për azil është më e larta.

Sipas raportit, në vitin 2022 u shënuan 13.043 aplikime për azil nga shtetasit shqiptarë, përkatësisht 1833 aplikime më shumë se një vit më parë.

Po në këtë vit, numri i kërkesave për azil shënoi rekord nga shtetasit shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar, ku u raportuan rreth 16 mijë aplikime .

Sipas raportit të Agjencisë së BE-së kjo kërkesë e lartë lidhet me faktorët plotikë, sociale, vështirësitë ekonomike, pasiguria ushqimore, nxitur po ashtu dhe nga trazirat apo konfliktet.

Refugjatët nga Afganistani apo Siria kryesisht marrin përgjigje pozitive për azil, ndërsa vetëm në shkurt të këtij viti gjithsej janë regjistruar 81 mijë kërkesa në total, ku përfsihen shtetas nga Ukraina, Rusia, Venezuela, Pakistani, Bangladeshi,etj./Ora News/

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img