Site icon PrishtinaPress

Shqiptar para djalit të Michael Schumacher

Ngasësi i talentuar shqiptar, Lirim Zendeli ka zënë një vend në podium, duke përfunduar pas Mike David Ortmann, dhe para të birit të legjendës Michael Schumacher, Mick
Zendeli është vetëm 16 vjeçar dhe garon nën flamurin e Gjermanisë. Ky është viti i parë i tij në Formula 4, dhe duke shpresuar suksese në të ardhmen, për të arritur sa më shpejt në Formula 1.
Pas garës Zendeli ishte shumë i kënaqur me këtë sukses. “Ekipi ynë është i mrekullueshëm. Nuk ka sesi të mos jetë më mirë. Ne përfitojmë nga njëri-tjetri”, ka deklaruar ai pas garës, shkruan albinfo.ch.
Ai shtoi më tutje se gara ishte shumë e shpejtë. “Ritmi i garës ka qenë shumë i shpejt. Kam garuar pa presion dhe kam dhënë më të mirën time”, shtoi Zendeli.
Exit mobile version