Site icon PrishtinaPress

“Shqiptar i mirë është shqiptari i vdekur”, serbët i vërsulen me ofendime partnerës së Faton Hajrizit

Partnerja e Faton Hajrizit, ka publikuar një fotografi të bërë më herët bashkë me të dhe prindërit e tij.

Meqë profili i saj në Instagram është public, shumë serbë i janë vërsulur me komente ofenduese dhe fyese, shkruan Gazeta Insajderi.

“Shqiptar i mirë është shqiptari i vdekur”, “Hajdeni sërish në Serbi”, janë vetëm disa prej komenteve të serbëve ndaj Liridona Shalës.

Përveç kësaj, fyerje e sharje me fjalët më të rënda janë përdorur ndaj partneres së Faton Hajrizit, në disa komente të tjera.

 

Exit mobile version