-3.2 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Shqiprim Arifi: Kurti po përçan shqiptarët në Luginën e Preshevës

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, duke folur për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës, tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka ftohur marrëdhëniet mes vendeve, ndërsa theksoi se po luan rol përçarës te shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Arifi nuk i ka kursyer kritikat ndaj Kurtit duke thënë se ka një qasje jo të mirë ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Është një traditë e kryeministrit që të përçajë shqiptarët në Luginën e Preshevës. Ai tregon që do vazhdimësinë e përçarjes në Luginën e Preshevës. Këtu ka një kundërshtim pasi Kryeministria duhet të ketë parasysh interesin e përgjithshëm të pakicës shqiptare në Luginë të Preshevës. Kurti ka një qasje tjetër ndaj Greqisë, ai kalon më shumë kohë atje se sa në Shqipëri. Dhe unë pyes, përse Tirana anashkalohet nga Prishtina dhe nga Kurti vetë dhe përse ky angazhim në Greqi. Kur Mitsotakis e ka thënë vetë se nuk do ta njohë Kosovën”, ka thënë ai, në Abc news.al.

Gjithashtu Arifi shtoi se Kurti ka injoruar kryenegociatorin e BE-së si edhe Kryeministria ka injoruar mbështetjen e partnerëve europianë.

Sa i përket zgjedhjeve që do të mbahen në Serbi ai shtoi se janë duke u përpjekur të ndërtojnë listën e përbashkët për zgjedhjet parlamentare.

“Albin Kurti ka insistuar që të shkohet në mënyrë të ndarë, ai është duke përçarë shqiptarët e Preshevës, pra e theksoj përçarja në përgjithësi e ka emrin Albin Kurti i VV-së”, tha ai.

Kurti do t’i presë sot në takim liderët e partive shqiptare nga Lugina e Preshevës. Ndërsa, Arifi ka deklaruar nuk është ftuar në këtë takim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img