1.6 C
Pristina
Saturday, November 30, 2024

Buy now

spot_img

Shqiprim Arifi i jep fund aktivitetit politik në Luginë, shkak shkarkimi i sotshëm

Politikani shqiptar nga Presheva, Shqipërim Arifi ka njoftuar se do t’i jap fund aktiviteti politik, pasi njoftoi se u shkarkua sot nga pozita e kryetarit të Preshevës me vendim të autoriteteve serbe.

Ai e quajti të dhunshëm shkarkimin e tij.

“Me këtë SHKARKIM të dhunshëm nga regjimi serb i jap FUND politikës aktive në Luginë të Preshevës, por në anën tjetër dhe njëherë më shumë më ka motivuar që luftën ndaj padrejtësisë, diskriminimit, pasivizimit dhe luftën për të drejta elementare dhe avokimin e të drejtave të popullit tim, për shqiptarët autokton të këtyre trojeve, ta ngriti në një nivel më të lartë!”, shkroi ai në një postim në “Facebook”.

Tutje ai tha se për këtë shkarkim I ka njoftuar edhe partnerët ndërkombëtar.

“Për SHKARKIMIN tim të dhunshëm dhe për gjithë akterët të lartcekur, që në vazhdimësi po ndihmojnë Serbinë për të dëmtuar shqiptarët, kam njoftuar partnerët tanë ndërkombëtar SHBA dhe BE”, shkroi tutje ai.

https://www.facebook.com/share/p/ka5wahjShZE7CdeQ/?mibextid=xfxF2i

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img