Sopranoja e njohur shqiptare, Ermonela Jaho ka interpretuar mbrëmjen e djeshme në Teatrin Mbretëror të Spanjës, një nga personazhet më pikant të Shekspirit, Desdemonën.
Me potencën vokale dhe me interpretimin briliant, Jaho ka lënë gojëhapur publikun si një artiste e vërtetë e mishëruar me rolin e saj, duke ofruar emocione të papërshkruara.
Në këtë shfaqje që u prit me shumë interes, Ermonela ka interpretuar përkrah artistit Gregory Kunde si Otello.
Sopranoja nuk e ka fshehur dot krenarinë e të qenit shqiptare, si dhe përkatësinë e saj etnike, edhe në skenë përmes simboleve kombëtare.
Ermonela Jaho ka bërë me duar simbolin e shqiponjës teksa interpretonte rolin e saj në skenë, shkruan ‘Bordo’.
Desdemona shqiptare për disa sekonda ka marr pamjen figurative të shkabës shqiptare, në shfaqjen e cila u ndoq me interes të jashtëzakonshëm në mbarë Spanjën dhe më gjerë përmes transmetimit të drejtëpërdrejtë.
Mediat spanjolle e quajnë sopranon një artiste në rritje e cila po shkëlqen në skenat botërore fuqishëm duke luajtur role të vështira si ky i Desdemonës.
Shfaqja u ndoq edhe nga Mbreti Filipe VI dhe Mbretëresha Leticia, një foto me të cilët e publikoi sopranoja shqiptare menjëherë pas shfaqjes duke treguar kujtimet e saj të mira.
Ermonela Jaho dhe Gregory Kunde sollën në skenë historinë e çiftit të veprës së famshme të Shekspirit pasi Teatri Mbretëror i Spanjës që nga nëntori i vitit 1999, nuk ka parë askënd ta sjellë shpirtin e Giuseppe Verdi në skenë.
To provide the best experiences, we use technologies like cookies to store and/or access device information. Consenting to these technologies will allow us to process data such as browsing behavior or unique IDs on this site. Not consenting or withdrawing consent, may adversely affect certain features and functions.