1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Shqiponja shqiptare në Teatrin Mbretëror spanjoll… nga Ermonela Jah

Sopranoja e njohur shqiptare, Ermonela Jaho ka interpretuar mbrëmjen e djeshme në Teatrin Mbretëror të Spanjës, një nga personazhet më pikant të Shekspirit, Desdemonën.

Me potencën vokale dhe me interpretimin briliant, Jaho ka lënë gojëhapur publikun si një artiste e vërtetë e mishëruar me rolin e saj, duke ofruar emocione të papërshkruara.
Në këtë shfaqje që u prit me shumë interes, Ermonela ka interpretuar përkrah artistit Gregory Kunde si Otello.
Sopranoja nuk e ka fshehur dot krenarinë e të qenit shqiptare, si dhe përkatësinë e saj etnike, edhe në skenë përmes simboleve kombëtare.
Ermonela Jaho ka bërë me duar simbolin e shqiponjës teksa interpretonte rolin e saj në skenë, shkruan ‘Bordo’.
Desdemona shqiptare për disa sekonda ka marr pamjen figurative të shkabës shqiptare, në shfaqjen e cila u ndoq me interes të jashtëzakonshëm në mbarë Spanjën dhe më gjerë përmes transmetimit të drejtëpërdrejtë.
Mediat spanjolle e quajnë sopranon një artiste në rritje e cila po shkëlqen në skenat botërore fuqishëm duke luajtur role të vështira si ky i Desdemonës.
Shfaqja u ndoq edhe nga Mbreti Filipe VI dhe Mbretëresha Leticia, një foto me të cilët e publikoi sopranoja shqiptare menjëherë pas shfaqjes duke treguar kujtimet e saj të mira.
Ermonela Jaho dhe Gregory Kunde sollën në skenë historinë e çiftit të veprës së famshme të Shekspirit pasi Teatri Mbretëror i Spanjës që nga nëntori i vitit 1999, nuk ka parë askënd ta sjellë shpirtin e Giuseppe Verdi në skenë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img