Raporti mes Santianës dhe Bucit është bërë temë diskutimi edhe në këtë “Prime”.
Në mbështetje të tyre doli opinionistja Anita Haradinaj.
Por, kjo i pengoi Shqipes e cila aludoi se Anita e ka shok jashtë Bucin.
“Anita mund ta këtë shok nga jashtë, dhe arsyetimi se videot shkëputen nuk vlen pasi se ne banorët këtu jemi dhe live 24/7. Njerëzit arrijnë ta kuptojnë edhe gjërat me të vogla”, tha ajo.
Ndërsa Anita iu kundërpërgjigj asaj duke i thënë se kur po merret me të ajo po del e preferuara.
“E kisha bërë plan me vetën time që të mos merrem me ty. Kur unë të sulmoj ti del e preferuara dhe unë nuk e dua një gjë të tillë. Pavarësisht se unë të respektoj dhe kam provuar të nxjerr me të mirat nga ti. Unë Shqipe e mbroj dashurinë”, tha ajo.
Asaj i reagoi Alaudini: Mjaft me informacione nga jashtë.