Site icon PrishtinaPress

Shqipërim Arifi pas aksidentit në Vragoli: Maturantët dhe të gjithë të tjerët janë mirë

Dhjetëra persona janë lënduar nga aksidenti që ka ndodhur të shtunën pasdite në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në fshatin Vragoli.

Sipas njoftimit të Policisë, në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja, një kamion me targa vendore dhe një veturë me targa vendore.

“Në ora 15:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja dhe një kamion me targa vendore”.

“Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vend-ngjarje. Si pasojë e aksidentit janë dhjetëra persona që kanë pësuar lëndime. Janë njoftuar edhe ekipet mjekësore. Më pas do t’u ofrojmë të dhëna të përditësuara lidhur me aksidentin”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Autobusi që është përfshi në aksident është nga kompania Graniti Trans në Preshevë.

Lidhur më këtë ka reagur edhe kryetari i komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, i cili ka thënë se të gjithë maturant dhe të tjerët janë mirë.

“Sapo u informuam se gjatë kthimit nga ekskursioni i maturantëve, ka ndodhur një aksident trafiku, ku dëmet janë vetëm materiale. Maturantët dhe të gjithë të tjerët janë mirë. Komuna së bashku me agjensionin kanë marrë masa të menjëhershme për sigurimin e transportit”.

“Ne do të jemi pranë tyre për çdo gjë që ata kanë nevojë”, ka shkruar Arfii në Facebook, ku ka bashkangjitur një video-adresim.

Exit mobile version